Ultras “Stuhia e Kuqe” aksion për grumbullimin e ndihmave për qytetarët pas tërmeteve në Shqipëri

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Shumë tifozë të klubeve shqiptare janë mobilizuar për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit që e ka goditur vendin, raporton Ekonomia Online.

Tashmë janë konfirmuar 20 viktima, e mbi 600 të tjerë janë lënduar.

Një ndihmë e tillë ka ardhur edhe nga tifozët Ultras “Stuhia e Kuqe” nga Dobraja e Madhe.

“Aksioni ka filluar ne bashkëpunim me Ultras Tigrat për ndihmat në Shqipëri. Ndihmat e para erdhën, presim prej të gjithëve të solidarizohen në këtë aksion”, shkruan në postimin e tyre.

Të ngjashme