Umtiti dëshiron të qëndrojë te Barça

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Samuel Umtiti dëshiron që të mbetet te Barcelona pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një transferim te Manchester United, sipas Diario Sport.

Vlera e francezit aktualisht llogaritet të jetë rreth 70 milionë euro, mirëpo këtë sezon ai ka kaluar nëpër një periudhë të karakterizuar me performanca të dobëta.

Mirëpo, fitues i Kupës së Botës me Francën ende po synon që të mbetet në “Camp Nou” dhe dëshira për qëndrimin e tij është e anasjelltë.

Të ngjashme