Umtiti do të paraqitet në gjykatë shkaku që dëmtoi një pronë private, pronari kërkon 180 mijë euro dëmshpërblim

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Samuel Umtiti nuk po kalon momente të mira te Barcelona, sidomos tani kur ka dëmtuar një pronë private.

Mbrojtësi francez do të jetë i pranishëm në gjykatë për të dëgjuar vendimin nesër (e mërkure) në ora 11:00, derisa katalunasit do të zhvillojnë përballjen me Ahtletic Bilabon nga ora 21:00 në kuadër të Kupës së Mbretit.

Sipas asaj që raporton MARCA, 26-vjeçari ka dëmtuar një shtëpi private që kishte marrë me qira, derisa pronari e ka paditur atë menjëherë.

Mediumi spanjoll bën të ditur se pronari i shtëpisë po kërkon 180 mijë euro për dëmet që ka shkaktuar Umtiti e që gjasa janë të mëdha që ai të shpallet fajtor.

Nga gjykata, fituesi i Kupës së Botës duhet të shkojë me makinë private në ndeshjen ndaj Bilbaos, pasi Quique Setien e ka përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim.

Francezi nuk ka shumë kohë që është rikthyer nga lëndimi që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave, mirëpo rasti në gjykatë mund ta ketë shqetësuar atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme