Umtiti pritet të largohet nga Barcelona në verë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi francez Samuel Umtit i Barcelonës, Samuel Umtiti pritet të largohet në verë, shkruan “Sport” të martën, transmeton Koha.net.

Barcelona po planifikon të mbledhë afro 130 milionë euro nga shitja e lojtarëve, për të bërë më pas transferime të reja.

Umtiti është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Barça, ndërsa Manchester Unitedi është duke insistuar për transferimin e mbrojtësit francez.

Umtiti këtë edicion ka luajtur në 16 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme