Umtiti refuzoi Liverpoolin në janar

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka refuzuar transferimin te Liverpooli në afatin kalimtar të janarit, shkruan “The Athletic”.

Liverpooli insistonte për transferimin e francezit, por ai vendosi të qëndronte te Barcelona e të luftonte për një vend në skuadrën e Ronald Koemanit.

Umtiti ka luajtur në vetëm pesë ndeshje në La Liga për Barcelonën këtë stinor. Kontrata e tij me Barcelonën skadon në vitin 2023.

Të ngjashme