Union Berlini pas Nubelit

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Union Berlini ka shprehur interesim për shërbimet e portierit Alexander Nubel, i cili është pjesë e skuadrës së Bayern Munichut, ka raportuar “Bild” të enjten. Mësohet se Nubel ka kërkuar largimin nga Bayerni gjatë kësaj vere dhe Berlini po mundohet ta shfrytëzoj këtë situatë.

Nubel nuk është i kënaqur me hapësirën që ka pasur këtë sezon te bavarezët dhe po kërkon të jetë pjesë e një klubi ku do të ketë minutazhë më të madhe. Union Berlini po e kërkon huazimin dyvjeçar te Nubelit dhe palët tashmë janë në negociata. Nubel 24-vjeçar iu bashkua Bayernit vitin e shkuar nga Schalke dhe këtë sezon ka vetëm tri paraqitje. Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025.

Të ngjashme