Unionistas de Salamanca: Anglezët janë zemra e klubit spanjoll

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Në fund të “Estadio Pistas del Helmantico” në Salamanca qëndron e varur një reklamë e pazakontë. “Udhëtime me anije në Bath të Anglisë”, është shkruar për fundi fotos së një varke. 

Por sa është kjo reklamë bindëse për adhuruesit e futbollit në Spanjën Perëndimore, që ata të nisin një turne drejt një lumi që është 900 milje (1.448 km) larg. Por reklama është e vendosur atje për një arsye. 

Në të vërtetë, ajo vendoset para çdo ndeshjeje që ekipi Unionistas de Salamanca e luan në shtëpi, pasi me të përfunduar dërgohet në magazinë. Kjo nuk është vetëm reklamë, është simbol i besnikërisë, mirënjohjes dhe përkushtimit, shkruan sot Koha Ditore.

Historia e shkurtër e Unionistas de Salamanca është ajo e triumfit që ngrihet mbi fatkeqësitë. Në vitin 2013, UD Salamanca u shua pas 90 vjetësh si klub profesionist. Kishte garuar tre vjet në La Liga në fund të 90-ve, kur sulmuesi portugez Pauleta dhe mbrojtësi spanjoll Michel Salgado e quajtën shtëpi këtë ekip përpara se të vazhdonin me karriera të bujshme nëpër klubet e mëdha. 

Por Salamanca po kalonte kohë të vështira. Deri në vitin 2013, borxhet e klubit arritën në 23 milionë euro. Një takim i kreditorëve nuk arriti të siguronte ndonjë marrëveshje. 

Grupi i mbështetësve zyrtarë kishte paraqitur një pako ekonomike, por presidenti dhe biznesmeni Juan Jose Hidalgo, i cili kishte premtuar investime, donte ta likuidonte klubin dhe për këtë e kishte fuqinë.

Të ngjashme