United beson në marrëveshjen me Pogbën

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Manchester United beson se prezenca e Bruno Fernandes-it në “Old Trafford” do ta bindë Paul Pogbën që të mbetet te ky klub.

Daily Mail raporton që Djajtë e Kuq po besojnë se mund ta arrijnë një kontratë të re me mesfushorin francez i cili është përfolur për një largim nga United.

Kampioni i botës me Francën është rikuperuar tërësisht nga lëndimi, dhe mënyra se si do të kombinohet në mesfushë me Fernandes-in mund të çojë shumë peshë mbi dëshirat e tij.

Pogba ka disa muaj që është lidhur me një kalim te Real Madridi, ose rikthim te Juventusi, mirëpo kurrë nuk ka pasur diçka konkrete.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme