United dhe Chelsea të interesuara në James

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Real Madrid (i huazuar te Bayern Munich), James Rodriguez, është subjekt i interesimit të skuadrave angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Sipas The Sun, të dy këto klube janë duke u përgatitur që pas kthimit të tij nga Allianz Arena në Bernabue, të dërgojnë ofertat e tyre zyrtare për nënshkrimin e Rodriguez, transmeton Klan Kosova.

Trajneri Zinedine Zidane është duke shpresuar që të largojë atë pasi që skuadrën edhe ashtu e ka të mbingarkuar.

Vlera e lojtarit në treg aktualisht sillet rreth 36 milionë funta.

Të ngjashme