United dhe Tottenham në “luftë” për Muriqin

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Paraqitja e admirueshme e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi në dy ndeshjet e fundit me përfaqësuesen, ka tërhequr edhe vëmendjen e Manchester United.

“Djajtë e kuq” kërkojnë të plotësojnë repartin e sulmit me 25-vjeçarin pas largimit të Lukakut dhe Alexis Sanchez tek Inter.

Për këtë, mediat britanike raportojnë se do të ketë një ofertë konkrete drejt Fenerbahçes në merkaton e janarit.

Tottenham dhe Napoli janë gjithashtu të interesuara për Muriqin. Spurs për të mbështetur sulmuesin Harry Kane, ndërsa italianët janë ende në kërkim të një bomberi pas refuzimit nga ana e Mauro Icardit/A2CNN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme