United e nis furishëm sezonin, Bruno Fernandes realizoi het-trik

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Manchester United e ka nisur sezonin me fitore të madhe, duke e mposhtur 5-1 Leeds United. Ishte dita e Bruno Fernandes, shënoi katër gola.

Fitore dhe spektakël në Old Trafford, Manchester United e ka nisur sezonin aty ku e la.

Djajtë e Kuq morën pikët e plota pasi mposhtën në shtëpi 5-1 Leeds Unitedin.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 32-të, Bruno Fernandes arriti të shënojë për 1-0, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, mysafirët barazuan gjithçka me golin e Luke Ayling.

Por, kjo duket vetëm sa i irritoi vendasit që reaguan shpejt dhe shënuan tre herë brenda gjashtë minutave.

Fillimisht Luke Ayling barazoi 1-1 në minutën e 48’.

Më pas, në atë të 52’ shënoi Mason Greenwood për 2-1 dhe më pas Fernandes për 3-1 në atë të 56’.

Katër minuta më vonë, Fernandes e kompletoi het-trikun, duke shënuar për 4-1.

Krejt në fund, për rezultatin 5-1, shënoi në minutën e 68’ Fred, pas një asisti nga ana e Pogbës.

Në këtë ndeshje debutoi blerja e re, Jadon Sancho. Ai hyri në lojë në minutën e 75′.

Të ngjashme