United i ofron kontratë milionëshe portierit Henderson për ta bindur të rikthehet në Old Traford

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Dean Henderson ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Portieri i talentuar anglez është i huazuar tek Sheffield United nga Manchester Untied deri në fund të këtij edicioni.

Henderson ka shkëlqyer në Ligën Premier, ku ka mbrojtur portën e Sheffield në 27 takime në Ligën Premier, ndërsa 10 prej tyre i ka mbyllur pa pranuar gol.

Djajtë e Kuq duan rikthimin e tij në Old Traford, por Henderson i ka bërë me dije se do të rikthehej vetëm nëse do të ishte portieri i parë.

Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint Germain janë duke monitoruar situatën e Hendersonit pasi duan transferimin e tij në verë.

The Sun ka raportuar se United do t’ia besoj fanellën e titullarit Hendersonit, nëse do ta shisnin për një çmim të mirë portierin aktual David De Gea.

United tanimë i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare portierit anglez, me pagë javore prej 100 mijë funteve në javë, apo më shumë se pesë milionë euro në vit.

23-vjeçari pas paraqitjeve fantastike këtë edicion, pritet të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Anglisë në Euro 2020. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme