United kontakton Verrattin

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 10:57 | Nga

Manchester United ka mbajtur bisedime me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Tuttomercatoweb shkruan se Djajtë e Kuq kanë mbajtur bisedime me mesfushorin.

Zyrtarë të Unitedit janë takuar me reprezentuesin italian pasi që po bëhen gati për të hyrë në luftë me Barcelonën për firmën e tij.

Përkundër vullnetit të lojtarit për t’u larguar është PSG që nuk po heqë dorë nga lojtari.

Djajtë e Kuq po kërkojnë të përforcojnë mesfushën dhe aktualisht janë në tratativa me disa lojtarë, përfshirë edhe me Ivan Perisicin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme