United do mbrojtësin e Dortmundit

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 09:04 | Nga

Djajtë e Kuq janë të interesuar për transferimin e një mbrojtësi dhe greku i skuadrës gjermane paraqet mundësi të mirë për blerje gjatë verës.

Manchester United është duke e përcjellë me kujdes mbrojtësin e Borussia Dortmund, Sokratis, për ta transferuar gjatë verës.

Raporti thotë se Djajtë e Kuq janë të interesuar për një qendërmbrojtës dhe greku paraqet mundësi të mirë, ndaj kanë shikuar ndeshjet e fundit të tij.

United ka treguar interesim edhe për mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, por Sokratis mund të jetë më lehtë i transferueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme