United nuk do ta lë Jones që të largohet si i lirë

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësit Phil Jones, kontrata me Manchester United i skadon në fund të sezonit.

Kjo nënkupton se atëherë Djajtë e Kuq nuk do të mund të arkëtonin asnjë qindarkë me largimin e tij, përcjell Klan Kosova.

Për këtë ata kanë planifikuar që anglezit t’i ofrojnë një kontratë të re.

Bëhet fjalë vetëm për 12 muaj vazhdim në mënyrë që me shitjen potenciale të tij të mund të fitojnë diçka, nëse ajo ndodhë në këtë periudhë kohore.

Të ngjashme