United me ofertë 200 milionë euro për lojtarin e Barcelonës

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 10:37 | Nga

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron që klubi ta bëjë një ofertë për yllin e Barcelonës, Neymar.

The Daily Record shkuan se tanimë klauzola për largimin brazilianit është rritur në 200 milionë euro.

Kjo shifër nuk e frikëson edhe aq Unitedin dhe Mourinhon që janë të gatshëm të thyejnë edhe një rekord në afatin kalimtar.

United ka thyer rekordin duke e ofruar Paul Pogban për 89 milionë funte.

Nëse Neymar dëshiron të largohet atëherë United duhet të paguajë 180 milionë funte, apo 200 milionë euro.

Neymar ka hasur në probleme shkaku i taksave në Spanjë.

Me largimin e tij ai do të bie më shumë në sy individualisht pasi që me Lionel Messiin dhe Luis Suarezin në një skuadër, kjo po del të jetë e vështirë.

Të ngjashme