United me ofertë të re për Moratan, Milani mbetet lart

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 12:14 | Nga

Agjenti i Alvaro Moratas, Juanma Lopez, ka thënë se klienti i tij mund të kalojë së shpejti te Manchester Untied.
Përkundër ofertës së refuzuar prej 52 milionë eurosh nga United për spanjollin, sipas Lopezit, Reali ka ofruar një marrëveshje të re për lojtarin.

“Mund të them se ekziston një propozim shumë i rëndësishëm. Unë nuk mund të them nëse do të bëhet shpejt, do ta shohim këtë”, u shpreh Lopez.
United është gati të paguaj 70 milionë funte për lojtarin dhe Reali mund ta pranoj këtë ofertën.

Agjenti ka hedhur poshtë mundësinë që ai të kalojë te Milani pas ofertës së Unitedit.

Morata ka arritur të shënojë 20 gola në të gjitha garat për Realin sezonin e kaluar, por dështoi që të sigurojë pozitën startuese.

Të ngjashme