United përgatit 25 milionë funte për Bergwijn

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Manchester United pritet t’i dërgojnë skautët për ta monitoruar sulmuesin e PSV-së, Steven Bergwijn.

Ata gjithashtu po e konsiderojnë idenë që t’i paguajnë 25 milionë funte për të në janar .

Sipas The Sun, Ole Gunnar Solskjaer, është fans i madh i përfaqësuesit të Holandës, andaj dëshiron që ta shtojë në ekipin e Djajve të Kuq.

Bergwijn ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje në Eredivisie për kampionët holandezë, dhe vitin e kaluar debutoi për kombëtaren e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme