Unitedi përgatit 72 milionë funte për Milinkoviq-Saviqin

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Manchester United po përgatitet që ta bëjë një ofertë prej 72 milionë funtesh për mesfushorin Sergej Milinkoviq-Saviq, sipas raportimeve të Sky në Itali.

Lazio  raportohet se e vlerëson serbin 90 milionë funte, dhe nuk do të pranojnë asnjë qindarkë më pak.

Ndërkaq, trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer, mund të ketë nevojë për përforcime në repartin e mesfushës në rast se Paul Pogba largohet nga “Old Trafford”.

Të ngjashme