United po kërkon rikthimin e Depayt

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Olympique Lyon, Memphis Depay është duke u lidhur me një kthim në Manchester United.

TMW shkruan sot se bosi i Djajve të Kuq, Jose Mourinho është duke eksploruar mundësinë e sjelljes së holandezit në Old Trafford.

Sulmuesi ka një klauzolë të largimit brenda dy vjetëve nëse e kërkon sërish klubi anglez, dhe këtë dëshirojnë ta shfrytëzojnë zyrtarët e klubit të Ligës Premier.

Depay se ishte pjesë e Djajve të Kuq

Memphis, pavarësisht nga përplasja me menaxhmentin këtë sezon, mbetet një ndër lojtarët kryesor të klubit francez.

Madje, mediat franceze raportojnë se pikërisht trajneri, Bruno Genesio do të këmbëngulë që sulmuesi të qëndrojë te shtatë herë kampioni i Francës.

Kujtojmë se sulmuesi 24-vjeçar është i lidhur me skuadrën franceze deri në vitin 2021.

Ndryshe, Depay ka pasur 33 paraqitje të United gjatë sezoneve 2015/17 dhe ka shënuar tre gola.

Të ngjashme