United rrit ofertën për De Gean, portierit i mbaron kontrata brenda tri javëve

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

David de Gea është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester Unitedin.

“The Sun” shkruan se spanjolli është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare që kap shifrat e 97 milionë eurove.

Gjigantët e Old Trafford po negocion me portierin që nga viti i ri dhe më në fund duket se palët kanë arritur deri tek marrëveshja.

United kanë rritur ofertën e tyre prej 333 mijë eurove në javë në 350 mijë eurove si pagë javore për lojtarin e tyre.

Të dy palët u kthyen në tryezën e bisedimeve muajin e kaluar, pasi 28-vjeçari De Gea refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje.

Ndryshe, marrëveshja aktuale e 28-vjeçarit i përfundon brenda 24 ditëve dhe kishin qarkulluar fjalë se do të largohet nga Djajtë e Kuq. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme