Unitedi synon me çdo kusht blerjen e dyshes së Barcelonës

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Manchester United është duke shfaqur interesim për dyshen e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele.

Sipas medeve angleze “Djajtë e Kuq”, duan ta blejnë mesfushorin Ivan Rakitic në afatin dimëror.

Futbollisti kroat ka humbur vendin në formacionin e parë që nga arritja e mesfushorit, Frenkie de Jong.

Edhe familja e Rakitic beson që ai duhet të largohet, por nuk ka pranuar që e ardhmja e tij të jetë në “Old Trafford”.Lojtari tjetër për të cilin gjiganti anglez ka shprehur interesim është sulmuesi Ousmane Dembele.

Sulmuesi nuk është duke luajtur në formacionin e parë që nga transferimi i sulmuesit, Antonie Griezmann gjatë afatit veror.

Të ngjashme