Unitedi do ta bëjë Solskjaerin trajner permanent

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Manchester United do ta bëjë Ole Gunnar Solskjaerin trajner permanent pas periudhës së tij të suksesshme si trajner i përkohshëm te ky klub, sipas The Sun.

Solskjaer i ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e tij në krye të Djajve të Kuq, pasi pasoi Jose Mourinho-n e shkarkuar në dhjetor, duke e kthyer kështu klubin në top katërshe.

Bosi i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, besohej se ishtë kandidati kryesor për këtë post, por si duket norvegjezi i ka bindur krerët e United-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme