United vs City luhet që nga viti 1881, kush ka më shumë fitore

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Pas pak do të nisë super sfida mes Manchester United dhe Manchester City.

Dy skuadrat vijnë me pretendime të mëdha këtë sezon dhe përballja premton një 90-minutësh spektakolar, me ‘djajtë e kuq” që kanë rigjetur qetësinë pas fitores 0-3 në Londër ndaj Tottenhamit.

Derisa Man City vjen në ëktë ndeshje pas humbjes shokuese 0-2 në shtëpi nga Crystal Palace.

Derbi i parë i Manchesterit është zhvilluar më 1881-shin e largët dhe që atëherë dy skuadrat janë përballur 185 herë në total në histori, me “djajtë e kuq” që numërojnë 77 suksese, kundrejt 55 fitoreve të “citizens” dhe 57 barazimeve.

Derisa në pesë takimet e fundit mes tyre në Premierligë, Man United ka tri fitore, City një dhe njëherë janë ndarë baras. 

Të ngjashme