Unitedi dhe Chelsea luftojnë për shërbimet e Vazquez

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Manchester United dhe Chelsea janë duke e monitoruar situatën e Lucas Vazquez te Real Madridin.

Anësori spanjoll nuk po luan rregullisht te Los Blancos, andaj e mendon të fillojë një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton ABC, Djajtë e Kuq dhe The Blues po e shikojnë mundësin e transferimit të tij në afatin kalimtar veror.

Kontrata e Vazquez skadon në këtë verë dhe ai nuk ka shprehur interesim për të rinovuar atë.

Por, Unitedi dhe Chelsea nuk janë të vetmet në garë për spanjollin, pasi të interesuara janë edhe Bayern Munich e Milan.

Real Madridi është pajtuar që lojtari të largohet si i lirë edhe pse tentuan që të bindin atë që të rinovojë kontratën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme