Unitedi fiton miqësoren me Real Madridin

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 12:48 | Nga

Manchester Unitedi fitoi miqësoren me Real Madridin, pas goditje së 11-metrëshave, dy javë para finales së Superkupës së Europës që do të luhet në Shkup.

Takimi i International Champions Cup i zhvilluar në Kaliforni nisi me një ritëm të ulët, por më pas ishin futbollistët e ekipit anglez, të cilët rrezikuan me raste episodike të atyre spanjollë.

Lingard kaloi në avantazh Manchester United në fundin e pjesës së parë. Pas pushimet të dy trajnerët bënë ndryshime në fushë. Goli i barazimit u shënua nga Casemiro në minutën e 70-të.

Futbollisti i Real Madridit goditi saktë 11-metërshin, por nuk ndodhi njësoj pas lojës së rregullt që përfundoi në barazim 1 – 1.

Nga 10 të goditura vetëm 3 u realizuan, derisa Unitedi shënoi një gol më shumë.

Të ngjashme