Unitedi fiton trofeun e parë me Mourinhon

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 19:01 | Nga

Manchester Unitedi ka fituar Superkupën e Anglisë pasi mposhti në finale Leicester Cityn me rezultat 2:1.

Jose Mourinho e ka nisur me trofe aventurën te Manchester Unitedi. ‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar Superkupën e Anglisë, duke mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1.

Ishte Zlatan Ibrahimovic ai që ia dhuroi trofeun Unitedit me golin e shënuar në minutën e 83’të, derisa golin tjetër për ‘Djajtë e Kuq’ e shënoi Jesse Lingard. Golin për Leicester Cityn e shënoi Jamie Vardy.

Ky është trofeu i parë për Jose Mourinhon e Zlatan Ibrahimovicin me Manchester Unitedin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme