Unitedi futet në garë për Camavingan

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi është futur në garë për transferimin e talentit të Rennesit, Eduardo Camavinga, shkruan “Metro”.

Mesfushori ka impresionuar në Ligue 1 të Francës dhe Unitedi e sheh atë si zëvendësim afatgjatë për Paul Pogban.

Camavinga 17-vjeçar po kërkohet edhe nga Real Madridi, Barcelona e Juventusi. Mirëpo, Rennes shpreson ta mbajë atë së paku edhe për një vit.

Ai këtë edicion ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe i ka asistuar dy të tjerë.

Të ngjashme