Unitedi ia shkakton humbjen e parë Man Cityt pas 28 ndeshjeve

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi e ka fituar derbin e qytetit kundër Manchester Cityt me rezultat 2:0, në duelin e zhvilluar në “Etihad”.

Unitedi ia ka shkaktuar humbjen e parë Cityt pas 28 ndeshjeve pa disfatë në të gjitha garat.

Man City kishte 21 fitore rresht, prej tyre 15-të në Premier League, seri kjo që tashmë është ndërprerë.

Golat e fitores për Manchester Unitedin i shënuan, Bruno Fernandes nga penalltia në minutën 2-të dhe Luke Shaw në të 50-tën.

Me këtë fitore, Unitedi ka 54 pikë në vendin e dytë, 11-të më pak se City që vazhdon të mbetet lider.

Të ngjashme