Unitedi insiston për Bonuccin

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 16:50 | Nga

Djajtë e Kuq kanë bërë ofertën më serioze për blerjen e mbrojtësit italian, për të cilin të interesuar janë edhe Qytetarët dhe Blutë e Londrës.

Manchester Unitedi është duke prirë në garën me Manchester City-n dhe Chelsean për transferimin e mbrojtësit të Milan, Leonardo Bonuccit.

Qendërmbrojtësi italian është njeriu kryesor në listën e transferimeve të Jose Mourinho, ndërsa Pep Guardiola pëlqen shumë lojën e tij.

Chelsea, që tani drejtohet nga Maurizio Sarri, po ashtu po mundohet ta blejë, megjithëse Milani nuk ka treguar interesim për ta shitur 31-vjeçarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme