Unitedi kërkon 18 milionë euro për Smallingun

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi është pajtuar që ta shesë Chris Smallingun te Roma dhe është i gatshëm të lirojë atë për 18 milionë euro, shkruan “Il Tempo’.

Smalling është i huazuar te Roma dhe ka shprehur dëshirën që të mbetet te klubi i Series A të Italisë.

Unitedi fillimisht ka kërkuar 25 milionë euro për 30-vjeçarin, mirëpo është pajtuar tash të ulë çmimin deri në 18 milionë.

Smalling ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2022. Ai ka luajtur 28 ndeshje me Romën këtë stinor. Ai i ka shënuar dy gola dhe e ka asistuar një tjetër.

Të ngjashme