Unitedi kërkon 80 milionë euro për De Gean

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Përfaqësueses së Spanjës, David De Gea, pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, pasi ekipi anglez e ka nxjerrë në shitje.

Mediumet angleze kanë njoftuar të dielën se Manchesteri për kartonin e tij po kërkon hiq më pak se 80 milionë euro dëmshpërblim.

Te Manchesteri kanë vepruar në këtë mënyrë pasi portieri spanjoll po refuzon rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

De Gea 28-vjeçar, është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi për 25 milionë euro dëmshpërblim.

Ai me Manchesterin ka fituar një titull kampioni të Anglisë, kurse edicionin e fundit ka regjistruar 47 paraqitje në të gjitha garat. De Gea ka edhe 39 ndeshje me Spanjën.

Të ngjashme