Unitedi kthen sytë nga Oblaku

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Unitedit që është në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm, ka kthyer sytë kah Jan Oblaku i Atletico Madridit, ka shkruar “Sky Sports” të martën.

Oblak te skuadra angleze po shihet si zëvendësim ideal për spanjollin David De Gea, i cili ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi pas përfundimit të sezonit aktual.

Oblak ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh dhe Unitedi po mundohet ta përdor si shkëmbim De Gean për të ulur çmimin e portierit slloven. Oblak është njëri prej portierëve më të vlerësuar në Evropë dhe ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2023. 28-vjeçari këtë sezon ka 32 paraqitje në të gjitha garat me Atleticon, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Benfica.

Të ngjashme