Unitedi me shumë mungesa ndaj Crystalit

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është njoftuar rreth lëndimeve të fundit të lojtarëve.

Stafi mjekësor i klubit ka njoftuar trajnerin norvegjez se nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Marcus Rashfordit, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit.

Kjo nuk është e tëra, pasi në ndeshjen e radhës në Premierligë ndaj Cyrstal Palacet, pritet të mungojnë edhe plot tetë futbollistë të tjerë.

Solskajer nuk do ta ketë në dispozicion as Anthony Martialin, që ende po vuan nga një lëndim në kyçin e këmbës, përderisa në këtë takim do të mungojnë edhe Herrera, Mata, Lingard, Jones, Valencia Darmian, dhe Matiq.

Të ngjashme