Unitedi në garë për Dybalan

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Unitedit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga sajti italian “Calciomercato”.

Dybala pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole-Gunnar Solskjaer, që është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij, transmeton Koha Ditore.

Dybala 25-vjeçar mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi këtë edicion ka humbur vendin e titullarit.

Ai ka dhjetë gola e gjashtë asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Dybala ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, kurse për të interesim kanë treguar edhe Bayern Muencheni e Real Madridi.

Te Juventusi është transferuar në vitin 2015 nga Palermo për 40 milionë euro. Ka edhe 19 paraqitje me Argjentinën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme