Unitedi po përgatit një “ofertë të madhe” për Asension

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 13:55 | Nga

Manchester Unitedi e dëshiron talentin spanjoll të Real Madridit, Marco Asensio.

Skuadra angleze, Manchester United, ka përgatitur një “ofertë të madhe” për Marco Asensio, të cilin e kërkon për sezonin e ardhshëm, shkruan “Don Balon”.

Megjithatë gazeta nuk jep shifra konkrete.

Asensio konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të Realit dhe trajneri Jose Mourinho mendon se ai do të përshtatej shumë mirë në skuadrën e tij.

Po ashtu, portugezi beson se me Asension do të zvogëlonin diferencën me Manchester Cityn që po shkel gjithçka në Premierligë.

Problem mbetet Reali, që nuk dëshiron të shes lojtarin, pasi shihet si e ardhmja e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme