Unitedi rivalizon Liverpoolin edhe për Sarrin

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Manchester Unitedi ka hyrë në garë për sulmuesin e Watordit, Ismaila Sarr.

E për t’i siguruar shërbimet e tij Unitedit duhet të mposhtë konkurrencën e rivalit të përbetuar, Liverpoolit.

Megjithatë, sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” janë në një pozitë më të mirë për ta transferuar sulmuesin 22 vjeçar.

Independent raporton se Unitedi ka pasur tashmë kontakt me Watfordin për të pyetur rreth transferimit të Sarrit.

Unitedi gjithashtu kishte rivalizuar Liverpoolin për mesfushorin e Bayernit, Thiago Alcantara, megjithatë raportohet se skuadra e Jurgen Kloppit e ka fituar këtë garë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme