Unitedi me vendim të ri për De Gean

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 16:56 | Nga

Manchester United në javët e ardhshme do të nis bisedimet me portierin David de Gea për vazhdimin e kontratës.

Drejtuesit e Manchester Unitedit kanë frikë se portieri David de Gea ende dëshiron të transferohet të gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Për këtë arsye, ata po planifikojnë që në ditët në vijim të nisin bisedimet me spanjollin për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2019, shkruan The Independent.

Ata besojnë se De Gea tashmë po ndjehet shumë mirë në Old Trafford dhe është i gatshëm të qëndrojë edhe më gjatë,

Reali në vitin 2015 ishte shumë afër transferimit të De Geas, por transferimi dështoi në sekondat e fundit të afatit kalimtar, pasi skuadra angleze vonoi dokumentet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme