Upamecano besnik i Leipzigut, nënshkruan kontratë të re

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i skuadrës gjermane ishte kërkuar nga një numër i madh i klubeve në Europe

Upamecano i ka dhënë fund të gjithë spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë të re me RB Leipzig.

I cilësuar si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Europe, ai ka nënshkruar kontratë deri më 2023.

Ky është një lajm i mirë për RB Leipzig pasi që Upamecano është lidhur me një kalim në Europë me Arsenalin, Barcelonën dhe një sërë skuadrash të tjera që e kanë kërkuar atë.

Megjithatë, ai sot ka nënshkruar kontratën e tij të re me klubin nga Bundesliga.

Të ngjashme