Uruguai dëshmon se posedimi i madh i topit nuk garanton sukses

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 11:45 | Nga

Seleksionuesi i Uruguait, Oscar Tabarez vlerëson se obsesioni me posedim të topit në futbollin modern është duke shkuar në rrugë të gabuar dhe thjesht nuk është duke u përkthyer kjo në raste për shënim të golave.

Uruguai mposhti Portugalinë të shtunën në Sochi me shifrat 2:1, ani pse pati 39 për qind posedim krahasuar me 61 për qind sa e pati Portugalia, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Në ndeshjen tjetër të 1/8 së finales të Kupës së Botës të shtunën, Franca mposhti Argjentinën me shifrat 4:2, ani pse Argjentina dominoi me posedim të topit.

“Është shumë shpesh ky supozim i gabuar se posedimi i topit çon te mundësitë për shënim të golave. Unë kam punuar në Itali dhe në Itali posedimi i topit nuk adhurohet siç adhurohet në vende të tjera. Në Afrikë të Jugut në Botërorin 2010 ne u paraqitëm mjaft mirë dhe arritëm në gjysmëfinale, por vetëm Afrika e Jugut kishte më pak posedim se ne. Edhe nëse nuk ke posedim të topit prapë mund të imponosh veten te kundërshtari në mënyra të ndryshme. Por duhet të kesh një mbrojtje shumë të mirë dhe kualitet shumë të mirë individual dhe shkathtësi në vijën defensive. Ne gjithmonë do të zgjedhim planin e lojës që është më i miri për ne”, ka thënë Tabarez 71-vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme