Uruguai i vogël po tregohet madhështor

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 12:12 | Nga

Për shkak të theksit dhe kulturës së ngjashme, gjasat janë të mëdha që Uruguai mesatar shpesh të ngatërrohet me Argjentinën. Megjithatë, në botërorin “Rusia 2018” askush nuk po e ngatërron.

Argjentina, me më shumë se 40 milionë banorë, tashmë është kthyer në shtëpi pas fushatës së dobët që e pati në botëror me vetëm një fitore në katër ndeshje. Ylli kryesor i saj, Lionel Messi, sërish dështoi të dëshmohet në turneun e madh, derisa reparti i mbrojtjes argjentinase ishte i brishtë, duke u thyer nëntë herë, transmeton Koha Ditore.

Uruguai, me 3.3 milionë banorë, është kualifikuar në çerekfinale të botërorit dhe përballë do të ketë Francën që në 1/8 e finales eliminoi Argjentinën. Uruguai regjistroi katër fitore në po aq ndeshje, të fundit ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos në 1/8 e finales.

Pra, me një popullatë kaq të vogël, si është e mundur që Uruguai të jetë kaq konsistent? Suksesi i Uruguait nuk është ndonjë befasi për tifozët që kanë njohuri për historinë e futbollit botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme