Usain Boltit i ofrohet një kontratë dy vjeçare

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Sipas The Australian, skuadra Central Coast Mariners i ka ofruar futbollistit xhamajkan, Usain Bolt, një kontratë me afat dy vjeçar.

Futbollisti 32 vjeçar është në bisedime me skuadrën australiane dhe së shpejti ai do të bëhet pjesë e saj, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Më herët Boltit gjithashtu iu kishte ofruar një mundësi tjetër edhe nga skuadra Valletta F.C. Mirëpo ai kishte refuzuar ofertën pasi që ishte në kërkim të ofertave më të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme