Usain Boltit i plotësohet ëndrra, bëhet futbollist profesionist

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 11:36 | Nga

Xhamajkieni, Josein Bolt pas përfundimit të karrierës në atletikë u përpoq të fillonte një karrierë në futboll.

Ai ëndërronte të luante për skuadrën e Manchester United, por është sprovuar te Borussia nga Dortmundi, por që nuk ka mundur të kalojë sfidën e provës dhe kështu dukej se ëndrra po i shuhej.

Sipas mediave botërore, Bolt do të fillojë karrierën në kampionatin australian, te klubi Central Coast Mariners.

Ai do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me një opsion shtesë për një vit tjetër, në rast se përmbush pritshmëritë.

Kështu klubi australian arriti të sjellë një yll të madh në radhët e tyre, pasi ishte i pasuksesshëm në përpjekjen për të angazhuar Fernando Toresin.

“El Ninjo” kaloi tek klubi japonez i Sagan Tosus nga spanjollët e Atletico Madridit.

Ndryshe, 31-vjeçari është fitues i një numri të madh të medaljeve dhe çmimeve ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme