Utah Jazz me start rekord në NBA

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Utah Jazz ka mposhtur Boston Celticsin me rezultatin 122:108 të martën mbrëma, duke barazuar rekordin e vet për startin më të mirë të një stinori në NBA.

Donovan Mitchell realizoi 36 pikë e nëntë asistime për Utahn, që ka shënuar fitoren e pesë rresht, dhe të 16-tën në 17 ndeshjet e fundit.

Utah Jazz ka bilancin më të mirë aktualisht në këtë stinor të NBA-së, me 20 fitore e pesë humbje. Një bilanc të tillë e kishte edhe në stinorin 1996/97, atëbotë me Karl Malonen në krye. Utah arriti në finale të NBA-së në atë stinor.

Të ngjashme