Valdano ka një opsion më të mirë se Conte për Real Madridin

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 17:27 | Nga Ekonomia Online
Jorge Valdano ka dhënë mendimin e tij mbi zëvendësuesin e mundshëm të Julen Lopeteguit.
Argjentinasi duket se pëlqen dikë tjetër më shumë se Antonio Conten, transmeton lajmi.net.

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, duket të jetë favoriti i Valdanos për bankën e “Los Blancos”.

“Më duket ide më e mirë, një trajner që mund ta rikthejë këtë skuadër. Mendoj se do të adaptohej më lehtë se Conte. Conte ka më shumë prestigj sepse ka fituar trofe në shtete të ndryshme, megjithatë Roberto do të adaptohej me këtë skuadër” ka thënë Valdano.

Duket se me humbjen turpëruese ndaj Barcelonës, aventura e Lopeteguit në “Santiago Bernabeu” do të marr fund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme