Valdezi fiton titullin kampion bote me nokaut të fuqishëm

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Meksikani Oscar Valdez ka treguar performancën e tij më të mirë të karrierës, duke mposhtur të shtunën mbrëma në Las Vegas bashkëkombasin e tij Miguel Berchelt, me një nokaut, që është vlerësuar kandidat për nokaut të vitit.

Valdez e rrëzoi Bercheltin tri herë, për herë të fundit në raund të dhjetë, duke e fituar titullin e botës në versionin WBC në kategorinë super-pendël.

“Nuk ka asgjë më të mirë në jetë sesa të dëshmosh njerëzit që e kanë gabim. Kam një listë të njerëzve që kanë dyshuar në mua”, ka thënë Valdez.

Valdez 30-vjeçar ka fituar 29 meçet e deritashme në boksin profesionist, 23 prej tyre me nokaut. Për Bercheltin është humbja e dytë në karrierë karshi 37 fitoreve.

Të ngjashme