Valdrin Mustafa shërohet nga Coronavirusi, rezultatet i dalin negativ

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Valdrin Mustafa, futbollisti i kombëtares së Kosovës dhe ekipit gjerman, Hannover ka konfirmuar se është shëruar nga COVID-19.

Mustafa e kishte mësuar se është prekur nga ky virus me 18 mars, por pas izolimit në shtëpi dhe ndjekës i rregullave strikte, ai ka arritur të tejkalojë këtë virus që ka prekur globin.

Sulmuesi kosovar, Mustafa ka konfirmuar se është shëruar nga ky virus, duke theksuar se ka rezultuar negativ në testet e bëra.

“Po, jam mirë. Më kanë ardhur testet dhe tani janë negative”, ka thënë Mustafa shkurtimisht për “GazetaBlic”.

Valdrin Mustafa paraqitet për Kosovën U21, ndërsa tashmë është shumë pranë kthimit në normalitet, pasi gjithçka ka shkuar mirë me rikuperimin e tij nga koronavirusi.

Vlen të theksohet se disa ditë më parë, 22 vjeçari gjithashtu kishte falënderuar të gjithë për mesazhet që ai ka marrë në këtë kohë të vështirë.

Të ngjashme