Valencia e blen mesfushorin e Interit

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 14:28 | Nga

Valencia e ka shfrytëzuar të drejtën për ta blerë mesfushorin e Interit, Geoffrey Kondogbia, duke nënshkruar me francezin deri më 2022.

Kondogbia ka qenë i huazuar nga Interi te Valencia pas një marrëveshjeje për huazim por me opsion për ta blerë.

Valencia ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se e ka aktivizuar opsionin për ta blerë mesfushorin, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin.

Klauzola e lirimit të Kondogbias do të jetë 80 milionë euro.

24-vjeçari ka qenë pjesë kyçe e mesfushës së Marcelinos në sezonin e tij të parë në Mestalla, duke i paraqitur 31 herë dhe shënuar katër gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme