Valencia i është bashkuar Arsenalit në garën për transferimin e Emi Buendias, raporton “La Razon”.
Gjiganti spanjoll mund të kthejë sytë nga Buendia, në rast se dështon ta transferojë Harry Winksin nga Tottenhami.
Arsenali po shihet favorit për transferimin e Buendias, por Norwichi nuk do ta shesë atë për më pak se 40 milionë funte.