Valencia interesohet për Jamesin

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Klubi spanjoll synon ta transferojë mesfushorin ofanziv kolumbian, i cili nuk po gjen hapësira tek Reali, gjatë verës që vjen.

James Rodriguez do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.

Për këtë siguron mediumi “Don Balon”.

Dhe, interesim për mesfushorin ofanziv kolumbian ka shfaqur Valencia.

Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes ka marrëdhënie të mira me klubin nga “Mestalla”, prandaj edhe James mund të përfundojë aty.

Reali do t’i dëgjojë ofertat dhe mund ta shesë ish-futbollistin e Portos, Monacos dhe Bayern Munichut për 40 milionë euro./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme